Policia Detare vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”.
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe sigurinë e pushuesve që mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i mjeteve lundruese.
Policia e Shtetit/ Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”.
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve që mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i mjeteve lundruese dhe shkeljes së perimetrit të sigurisë në plazhet e vendit.








Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.