Site icon Informohu siç duhet

“Jeni gjobitur për shkelje rrugore”/ Mesazhi mashtrues që qarkullon në celular, AKSK paralajmëron qytetarët

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) paralajmëron qytetarët për një mesazh mashtrues tip “smishing” që po qarkullon në celularë, duke pretenduar se qytetarët janë gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon pagesa online. AKSK thekson se ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr duhet ta injorojë, të mos klikojë në link dhe të mos japë të dhëna personale.

Autoriteti ka ndërmarrë masa për raportimin dhe bllokimin e faqes mashtruese, për të parandaluar dëme të mundshme.

AKSK u bën thirrje qytetarëve:
Mos hapni linke të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
Mos kryeni pagesa përmes faqeve që nuk janë domain-e zyrtare.
Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla.

Exit mobile version