Reperi shqiptar Mariglen Malaj, i njohur me emrin artistik Marini, ka ndarë me ndjekësit lajmin e rëndë për humbjen e djalit të tij të porsalindur.
Në një postim prekës në “Instastory”, Marini shkruan se njoftimi që duhej të ishte për lindjen e bebit u shndërrua në lajmin më të trishtë të jetës së tij dhe të partneres, Albës.
“Ky duhet të ishte një njoftim për lindjen e bebit, por fatkeqësisht nuk është. Ne humbëm djalin tonë të çmuar të mërkurën në mëngjes; disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbajmë një në krahët tanë. Jemi të tmerrësisht të pikëlluar dhe me zemër të thyer, askush nuk duhet të ndiejë këtë lloj dhimbjeje”, shkruan ai.
Reperi falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë në këto ditë të vështira, duke shtuar se po përpiqen ta përballojnë dhimbjen “ditë pas dite”.
Në fund të mesazhit, Marini shprehet mirënjohës edhe për partneren e tij, Albën, të cilën e quajti “qenien më të fortë dhe gruan më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë”.