Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Jemi ende në lojë për Botërorin”/ Silvinjo pas fitores së Shqipërisë: Përgatitemi fort për Serbinë

    September 10, 2025

    TIRANË– Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për shtyp pas fitores kundër Letonisë. Ai u shpreh i lumtur për 3 pikët ndaj një kundërshtari të vështirë. Ndër të tjera braziliani theksoi se do të punojnë fort për ndeshjen e tetorit kundër Serbisë.

    “Do të punohet patjetër dhe për ta fituar ndeshjen e radhës, por është një ekip i vështirë. Është një lexim i saktë i lojës nga ana jonë, kjo është puna, ti dërgojmë lojtarët në 30 metrat e fundit, por më pas varet edhe nga cilësitë individuale të lojtarit. Në futbollin e sotëm modern përgjithësisht mbrohen mirë dhe është bërë akoma më e vështirë për të shënuar, mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, mendoj se kishim disa situata ku mund ta mbyllnim ndeshjen më shpejt, por kishim një kundërshtar relativisht të vështirë.

    I patëm parë ata dhe në ndeshjen kundër Serbisë ku një episod mund të kishte ndryshuar lojën, janë një skuadër e mirë, fizikisht e fortë dhe të krijon një situatë të vështirë sepse luftojnë deri në fund për rezultatin. 5 minutat e fundit bëmë një ndryshim moduli me Kumbullën, mund ta bënim më herët, por menduam që mund ti sillnim në zonën tonë, por e rëndësishme është që kemi marrë 3 pikë në një ndeshje të vështirë dhe në vazhdim do të mendojmë për tetorin. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara sepse është ndeshja e parë që ne e fitojmë, e thash dhe dy ditë më parë që kjo është ndeshje kyçe për rrugëtimin në Botëror, e kemi merituar, kemi fituar 3 pikët, jemi ende në garë, e thamë që ishte ndeshje deçizive dhe e vështirë për tu luajtur, jam shumë i kënaqur me çdo gjë, me vendin, federatën, lojtarët e mi, jam krenar për ta dhe për atë që kanë bërë.

    Të kualifikohesh në Europian është e vështirë por për një Botëror është akoma më shumë dhe ju e dini shumë mirë këtë gjë, por e rëndësishme është që kemi ardhur në tetor dhe jemi ende në garë, do ti shijojmë pak ditët në vijim dhe më pas do të fillojmë punën. Është shumë herët për të folur për ndeshjen me Serbinë, sepse sapo kemi mbaruar një ndeshje. Është akoma shumë e nxehtë nga një ndeshje shumë e vështirë nga e cila nëse nuk do të merrnim 3 pikë, nuk do të diskutonim më për ndeshjen e radhës. Ne na duhet të menaxhojmë lojtarët tanë, kemi akoma përpara një muaj ku duhet të përgatitemi shumë fort dhe do të provojmë të japim një ndeshje shumë të mirë. Unë besoj që duhet të flasë fusha për 90 minuta”. përfundoi Silvinjo./PanoramaSPORT

    Bllokimi i 8 ton domate me pesticide/ Identifikohen inspektorët e AKU-së që lejuan eksportimin

    serbi Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    June 18, 2026

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    June 18, 2026

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.