Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, u pritën nga Princi William dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton, gjatë vizitës së tyre në Kështjellën Windsor të mërkurën.
Pas zbritjes nga Air Force One, çifti amerikan përshëndeti familjen mbretërore. Sipas raportimeve të PEOPLE, Trump i tha princeshës Kate: “Je kaq e bukur, kaq e bukur”, duke u rikthyer për herë të parë tek ajo që nga takimi i tyre i fundit në vitin 2018.

Ky takim shënon një tjetër moment të veçantë diplomatik, duke qenë se Trump është udhëheqësi i zgjedhur amerikan i parë në kohët moderne që pritet dy herë nga një monark britanik, pasi më parë ishte pritur nga Mbretëresha Elizabeth II në vitin 2019.