TIRANË– Jasir Asani një prej emrave më të dashur nga Kombëtarja shqiptare, sulmuesi i Shqipërisë, ka dhënë opinionin e tij vetëm pak orë para ndeshjes ndaj Çekisë në Stadiumin Kombëtar “Air Albania”.
Në një intervistë për TV Klan, Asani u shpreh se skuadra kuqezi duhet të futet në fushë me mentalitet fituesi, pasi vetëm kështu mund t’ia dalë.
“Po kaloj një formë shumë të mirë tek ekipi, çdo stërvitje, çdo ndeshje po bëj maksimumin që të jemi në formë më të mirë për Kombëtaren. Nuk ka rëndësi kush shënon unë, sulmuesët e tjerë, apo mesfushorët, por të shënojmë dhe të marrim 3 pikët. Do të jetë stadium plot me tifozë dhe duhet të vijnë që të na mbështesin, pasi na duhet mbështetja e tyre. Tifozët meritojnë çdo gjë, fitore çdo ndeshje. Nëse futemi me mentalitet fituesi dhe të jemi të gjithë bashkë, besoj se do t’ia dalim. Kemi një Kombëtare shumë të fortë sidomos në shtëpi jemi shumë të fortë”-tha ai./Radar.al


