Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Jashari ndan rrugët me Bryzh/ Tare nuk e ndryshon ofertën për shqiptarin

    July 18, 2025

    Marrëdhënia mes Ardon Jasharit dhe Milanit nuk është mbyllur ende. Pavarësisht mungesës së zhvillimeve të fundit konkrete në negociatat mes klubit italian dhe Klub Bryzhit, shpresat në kampin kuqezi janë ende të gjalla.

    Ardon-JashariSinjalet vijnë drejtpërdrejt nga vetë lojtari, mesfushori zviceran nuk ka pozuar për fotografinë zyrtare të ekipit belg, një detaj që, për shumëkënd, është tregues i qartë i dëshirës së tij për t’u transferuar në Milano.

    OBJEKTIVI- I lindur në vitin 2002, Jashari është bërë tashmë një objektiv i deklaruar i Milanit. Mesfushori, sipas burimeve të afërta me klubin, ka arritur një marrëveshje parimore me klubin italian. Por problemi qëndron te kërkesat e Bryzhit. Klubi belg nuk heq dorë nga shifra prej 40 milionë eurosh pa bonuse, ndërsa oferta e Milanit ndalet në 32.5 milionë plus bonuse, që do ta çonin shumën totale në rreth 35-36 milionë euro.

    NGËRÇI- Përplasja financiare ka sjellë një ngërç që, sipas portalit belg “HLN”, mund ta afrojë Jasharin më shumë me një qëndrim të mundshëm në Belgjikë. “Gjasat që Jashari të qëndrojë te Bryzhi janë rritur pak”, shkruan portali, duke shtuar se Milani për momentin e ka vendosur mesfushorin në pritje.

    DËSHIRA- Megjithatë, dëshira e Jasharit mbetet e qartë dhe mungesa e tij në ndeshjen miqësore kundër Lokomotiv Zagrebit duket më shumë si një mesazh për drejtuesit kuqezinj, Tare dhe Furlani, sesa një masë ndëshkuese nga klubi belg.

    IRONIA- Në një kthesë ironike të fatit, zgjidhja për këtë çështje mund të vijë… nga rivali historik, Interi. Nëse zikaltrit arrijnë të mbyllin transferimin përfundimtar të Aleksandër Stankoviç, mesfushori që konsiderohet si pasuesi i Jasharit te Bryzhi, atëherë hapet rruga për kalimin e zviceranit te Milani. Interi kërkon një klauzolë riblerjeje maksimale prej 25 milionë eurosh për Stankoviç, ndërsa Bryzhi këmbëngul për 30 milionë. Diferenca prej 5 milionësh po negociohet, me synimin për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Nëse palët bien dakord, atëherë ëndrra e Jasharit për të veshur fanellën kuqezi mund të bëhet realitet. Për momentin, topi është ende në fushën e negociatave./PanoramaSPORT

    Ardon Jashari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë

    June 18, 2026

    Irani ngre barrierën ndaj ndërhyrjeve të huaja në Hormuz: Liria e lëvizjes është përgjegjësi e jona

    June 18, 2026

    Të akuzuar për kanosje për marrjen e pasurisë, ndalohen tre efektivë policie

    June 18, 2026

    Kanosi me thikë drejtuesin e një taksie dhe i mori një shumë parash, arrestohet në Tiranë autori

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.