Site icon Informohu siç duhet

Janullatos në luftë me jetën. Mjekët nisin procesin delikat për nxjerrjen nga koma të kryepeshkopit

Janullatos në luftë me jetën. Mjekët nisin procesin delikat për nxjerrjen nga koma të kryepeshkopit

Ditën e sotme mediat greke raportuan se mjekët kanë nisur procesin e zgjimit të kryepeshkopit 95-vjeçar, Anastas Janullatos proces ky që pritet të zgjasë për një kohë të gjatë si dhe të jetë delikat.

Pasi kaluan48 orët kritike për kryepeshkopin e Shqipërisë, mjekët presin që të shohin evoluimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas spitalit Evangelismos, Kryepeshkopi Anastasios mbetet i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në kujdes intensive.

Kujtojëm se ai u shtrua të premten e kaluar pas operacionit të gjatë që iu nënshtrua për të trajtuar gjakderdhjen gastrointestinale.

Siç është raportuar, 95-vjeçari ka pasur një hemorragji gastrointestinale, të cilën mjekët që në momentin e parë që u shtrua në spitalin e Athinës u përpoqën ta trajtonin.

 

Exit mobile version