Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me DVP Korçë, kanë zhvilluar pak momente më parë një aksion të gjerë në qendër të qytetit të Korçës. Burime zyrtare bëjnë me dije se ndërhyrja ka për qëllim kapjen e personave në kërkim për shkelje të ndryshme ligjore.
Sipas informacioneve paraprake, një person është ndaluar gjatë aksionit, megjithëse identiteti dhe detajet e veprës për të cilën dyshohet nuk janë bërë ende publike. Policia ka rritur prezencën në zonat përreth, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin qendrën e qytetit përkohësisht për shkak të operacionit.
Autoritetet pritet të japin detaje shtesë dhe njoftime zyrtare gjatë orëve në vijim.


