Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Jam mirë. Faleminderit të gjithëve”, si i shtoi dyshimet ‘story’ i fundit i Ilarias

    April 3, 2025
    Kush është filipinezi që vr*u Ilaria Sulën? Punonte si kamarier

    Mesazhi i publikuar në “Story” nga ish-i dashuri dhe vrasësi në telefonin e Ilaria Sulës bëri që miqtë e 22-vjeçares të dyshonin më shumë, ja çfarë shkruante Mark duke u hequr sikur ishte e reja.

    “Jam mirë. Faleminderit të gjithëve”. Ky ishte mesazhi i shfaqur në profilin e Ilaria Sulës, 22-vjeçarja shqiptare, për të qetësuar familjen dhe miqtë, të cilët prej ditësh po e kërkonin.

    Por pas atyre fjalëve fshihej një përpjekje për të mashtruar të afërmit e saj, pasi nuk ishte ajo që e kishte shkruar, por ish-partneri i saj, Mark Samson, 23-vjeçari me origjinë filipinase, i cili ka pranuar vrasjen e ish-të dashurës së tij, të cilën e futi në një valixhe dhe e hodhi në një greminë.

    Mediat italiane shkruajnë se kjo ka qenë një përpjekje e tij për të fituar kohë, ndoshta për të shmangur zbulimin e ngjarjes, por qetësimi i familjarëve dhe miqve solli efektin e kundërt.

    Hetuesit e kanë vërtetuar tashmë që mesazhin e kishte shkruar vetë Samson, i cili më pas e hodhi celularin e vajzës në një kanal. Edhe miqtë e saj janë shprehur se nga ky postim u shtua dhe më shumë shqetësimi për gjendjen e saj dhe se diçka nuk shkonte.

    ‘Kur e pamë atë postim në Instagram, kuptuam që diçka nuk ishte në rregull,’ tregon Adrian, njëri nga miqtë e saj. ‘Ajo ‘faleminderit të gjithëve, jam mirë’ nuk ishte nga Ilaria. Ajo kurrë nuk do ta shkruante kështu. Kishim dyshime për Markun, pas zhdukjes, ai ishte i ftohtë, i distancuar, dukej i shqetësuar. Thoshte gjithmonë të njëjtën gjë: ‘Po merret policia, qetësohuni’. Unë dyshova për të që në fillim. Ai kishte planifikuar gjithçka”, ka treguar i riu.

    ilaria sula itali mesazhi vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Debati për zhurmën përfundon në dhunë në Golem, arrestohen menaxheri dhe një punonjës i resortit Diamma

    July 21, 2026

    Stuhia e fuqishme përfshin Shqipërinë, pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ja situata në vend

    July 21, 2026

    Kush është Gadi Eisenkot, ish-gjenerali që po sfidon Benjamin Netanyahun

    July 21, 2026

    Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, vendimi vjen pas tensioneve politike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.