Pas thashethemeve që kanë qarkulluar prej kohësh për një krizë në marrëdhënien e saj me Big Bastën, këngëtarja Vesa Luma ka reaguar publikisht duke i hedhur poshtë spekulimet. Përmes një postimi të gjatë dhe emocional në InstaStory, ajo shpreh mbështetjen e plotë për bashkëshortin, i cili është aktualisht pjesë e spektaklit “Ferma VIP”.
Vesa thekson se gjatë karrierës së saj ka përdorur platformat publike për të luftuar fenomene negative në shoqëri dhe për të promovuar shembuj pozitivë, duke e cilësuar pjesëmarrjen e Big Bastës në reality show si një prej këtyre shembujve.
“Nuk ka gjë më të bukur se të shohësh që njerëzit po njohin Gerin e vërtetë, artistin me kulturë, integritet dhe qetësi,” shkruan ajo. Vesa e cilëson partnerin e saj si “i vetmi repist social dhe njeriu më me këmbë në tokë që kam njohur”, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndarje apo krizë.

Në përfundim të postimit, këngëtarja falënderon publikun për mbështetjen ndaj Big Bastës dhe lë të kuptohet se po përgatit një surprizë për ditëlindjen e saj që bie të hënën, duke e përmbyllur me fjalët: “Jam jashtë mase e lumtur dhe krenare që po e njihni Gerin… Tani më thoni, t’i bëj një surprizë për ditëlindjen time?”
Me këtë reagim, Vesa Luma konfirmon që raporti me Big Bastën mbetet i qëndrueshëm dhe i mbështetur mbi respekt dhe partneritet të fortë.