KOSOVË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, është ndaluar të marri pjesë në seancë, pasi kishte vendosur një kravatë.
Ishte pikërisht aksesori me dizenjo kuqezi dhe shqiponjën dykrenare që ka bërë ndalimin e pjesmarrjes në seancë. Pas kësaj ngjarje ka reaguar vajza e Krasniqit, Gresa Krasniqi.
POSTIMI I PLOTË:
Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku.
Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!
Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!