TIRANË– Nuk ka njeri që në mëngjes të zgjohet pa e pasur të vëszhtirë aspak. Organizmi nga gjendja e gjumit përjeton një lloj tronditjeje dhe një ditë e re është përpara nesh. Sot në këtë artikull Radar.al do t’iu tregojë sesi mund t’i shmangni momentet e mërzitshm e në mëngjes.
Nga kafja, veshja dhe të gjitha këto lexoni se ç’duhet të bëni që dita të nis në mënyrën më të mirë të mundshme.
Gjëja e parë që duhet të bëjmë pas zgjimit është të përmirësojmë qarkullimin, mbi të gjitha mikroqarkullimin në zemër dhe tru, sipas ekspertëve.
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë pasi zgjohemi është të pimë 200 mililitra lëng ose ujë. Lëngun e konsumojmë për të rritur vëllimin e qarkullimit, për të përmirësuar qarkullimin në zemër dhe tru, gjë që do të përmirësojë qarkullimin automatik të oksigjenit dhe sheqerit”.- thonë ekspertët.
Më së miri do të ishte të filloni ditën me ujë me pak minerale dhe shumë magnez, sepse magnezi përmirëson mikroqarkullimin dhe relakson enët e gjakut.
Ndërkohë nëse marrim lëng portokalli, është më mirë ta kemi me tul, pra copa portokalli, megjithëse është shumë më mirë ta hamë të gjithë portokallin sesa ta shtrydhim lëngun, kryesisht për shkak të celulozës dhe parandalimit të kapsllëkut.
Për sa i përket “dashurisë” të pjesës më të madhe të njerëzve, kafesë, ekspertët theksojnë se kafeina është antioksidanti kryesor. Pasi ne fusim shumë kimikate, në trup./Përshtatur nga INC/Radar.al