Site icon Informohu siç duhet

Ja cilat janë ushqimet më të mira, që forcojnë sistemin imunitar

TIRANË– Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime janë luleshtrydhet, qiqrat dhe bajamet.

Ndërkohë luleshtrydhet janë të mira për sistemin imunitar sepse janë një burim i mirë i vitaminës C.

Ekspertët rekomandojnë që të konsumoni luleshtrydhe organike, pasi, duke qenë se nuk u hiqet lëkura, mund të jeni më të ekspozuar ndaj pesticideve nëse i blini luleshtrydhet joorganike.

Bajamet janë gjithashtu të mira për sistemin imunitar pasi janë një burim i mirë i vitaminës E.

Një filxhan me qiqra siguron 25% të dozës së zinkut që ju duhet çdo ditë, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për sistemin imunitar./Healthline/Radar.al

Exit mobile version