Ylli spanjoll Lamine Yamal mbushi këtë të shtunë 17 vjeç, një ditëlindje ëndrrash, pasi adoleshenti e sheh vetën në finalen e një Evropiani si një protagonist.
Në një interviste ai është pyetur së çfarë dhurate i ka kërkuar të ëmës së tij për ditëlindje, edhe ja si përgjigjet ai:
I kam thënë nënës time se nëse fitojmë Evropianin nuk dua asnjë dhuratë. I kam kërkuar vetëm që të mund të festoj fitoren në Madrid, së bashku me shokët e mi të skuadrës. Kjo është e gjitha. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozë që do të jenë të çmendur nga gëzimi”, u shpreh Yamal
“Duhet të vazhdojmë, ashtu siç bëmë kundër Gjermanisë dhe Francës. Të jemi vetvetja, të kemi kontrollin e lojës në çdo moment. Unë besoj se ne jemi më të mirët në këtë Evropian, askush nuk mund të na ndalë. Nuk shoh asnjë skuadër në lartësinë e Spanjës. Nga buron futbolli im? Futbolli im vjen nga rruga, nga lojërat me miqtë e mi”, theksoi Yamal ndër të tjera në intervistën e tij për Marca.