Qeveria izraelite ka vendosur të tërheqë të gjithë negociatorët e saj nga bisedimet në Doha, Katar, që synojnë arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës, sipas raportimeve të mediave izraelite.
Sipas zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, anëtarët kryesorë të ekipit janë thirrur menjëherë në Izrael, ndërsa në Katar kanë mbetur vetëm pjesëtarët e ekipit operativ.
Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi të theksuar tek familjet e pengjeve që mbahen ende në Gaza, të cilat kanë reaguar me kritika të forta.
Një nga çështjet kryesore të mosmarrëveshjes midis palëve mbetet kërkesa e Hamasit për ndërprerjen e sulmeve në këmbim të lirimit të pengjeve. Izraeli pranon armëpushimin vetëm nëse Hamasi dorëzon armët dhe largon udhëheqjen e tij nga Rripi i Gazës, kërkesë që është refuzuar nga organizata palestineze.


