Site icon Informohu siç duhet

Izraeli sulmon Iranin, shpërthime në Teheran! Shpallet gjendje emergjence në mbarë vendin

Izraeli ka nisur atë që e ka cilësuar si një “sulm parandalues” ndaj Iranit, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në rajon.

Në një deklaratë të bërë mëngjesin e sotëm, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka shpallur një “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë vendin.

Në të njëjtën kohë, mediat iraniane raportuan se në Teheran po dëgjohen shpërthime, ndërsa në disa zona të kryeqytetit janë parë re të dendura tymi. Deri më tani, shkaku i shpërthimeve mbetet i paqartë. Pamje të publikuara nga terreni tregojnë kolona tymi që ngrihen mbi pjesë të ndryshme të qytetit, raportoi BBC.

Sipas raportimeve, sirenat e alarmit kanë rënë në të gjithë Izraelin, ndërsa familje të shumta janë drejtuar drejt strehimoreve për t’u mbrojtur nga një reagim i mundshëm.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ndërmorën sulmin e befasishëm dhe paralajmëruan qytetarët të përgatiten për mundësinë e hakmarrjes nga Irani.

Sipas The Jerusalem Post, IDF deklaruan në një paralajmërim kombëtar: “Kjo është një njoftim paraprak me qëllim përgatitjen e publikut për mundësinë e lëshimit të raketave drejt Shtetit të Izraelit.”

Exit mobile version