Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka deklaruar se shteti hebre nuk ka për qëllim të mbajë nën kontroll Rripin e Gazës për një kohë të gjatë, duke theksuar se shqetësimi kryesor i Izraelit mbetet siguria.
“Nuk kemi asnjë plan për kontroll afatgjatë mbi Gazën. Ne jemi të përqendruar vetëm tek aspektet e sigurisë,” tha Sa’ar në një intervistë për Euronews.
Ai theksoi se Hamasi nuk mund të rikthehet në pushtet në këtë territor.
“Hamasi nuk mund të jetë më pjesë e së ardhmes së Gazës,” u shpreh ministri, duke lënë të kuptohet se çdo zgjidhje për këtë zonë duhet të përjashtojë këtë lëvizje.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta dhe diskutimesh ndërkombëtare për të ardhmen politike dhe humanitare të Rripit të Gazës.


