Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Izraeli nuk mjaftohet me Gazën, nis sulmet në kryeqytetin e Jemenit

    August 24, 2025
    Kryeministri izraelit drejt SHBA-së për takimin me Presidentin Trump
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

    Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale.

    Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas, të mbështetur nga Irani, gjuajtën municione thërrmuese drejt Izraelit.

    Televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet nga rebelët Huthi, raportoi për sulmet. Këto janë sulmet e para në Sana, që kontrollohet nga rebelët, që nga 17 gushti, kur Izraeli shënjestroi infrastrukturën energjetike që besohej se përdorej nga rebelët.

    Izraeli ende nuk ka konfirmuar sulmet e së dielës.

    Rebelët Huthi kanë lëshuar raketa e dronë drejt Izraelit dhe kanë shënjestruar anije në Detin e Kuq për më shumë se 22 muaj. Ata thonë se sulmet kryhen në shenjë solidariteti me palestinezët, që po përballen me luftë në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

    Këto raketa dhe dronë të lëshuar nga rebelët zakonisht rrëzohen para se të arrijnë në Izrael.

    Një zyrtar i Forcave Ajrore të Izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se predha e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit të premten mbrëma paraqiti një kërcënim të ri. Raketa ishte e mbushur me municion thërrmues.

    Kjo ishte hera e parë që rebelët Huthi, lëshuan predha të tilla drejt Izraelit, që kur grupi militant filloi të gjuante raketa drejt Izraelit në vitin 2023, tha zyrtari. Përdorimi i municioneve thërrmuese e bën të vështirë që Izraeli t’i rrëzojë ato dhe po ashtu është tregues, sipas zyrtarit, se rebelët Huthi kanë siguruar teknologji shtesë nga Irani. /rel

    Hamas Izraeli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    November 8, 2025

    Viti 2025, më i errëti për ushtrinë ruse, 65 mijë ushtarë të vrarë në nëntë muaj

    November 8, 2025

    Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Hungaria konfirmon se SHBA e ka përjashtuar nga sanksionet për naftën ruse

    November 8, 2025

    Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike/ Zelensky: Mbi 400 dronë u neutralizuan, disa raketa u rrëzuan

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.