Izraeli godet infrastrukturën raketore në Iranin Perëndimor – SHBA paralajmëron për dronë e raketa në rajon
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur një ofensivë të re, duke sulmuar objektiva të infrastrukturës raketore tokë-tokë në Iranin perëndimor, njoftuan Forcat e Mbrojtjes së Izraelit. Deri më tani nuk raportohet për dëmet konkrete apo viktima.
Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Jordani ka lëshuar për të dytën ditë radhazi një paralajmërim sigurie për shtetasit amerikanë, duke i këshilluar ata për kujdes të shtuar për shkak të rrezikut të “dronëve apo raketave që mund të përshkojnë hapësirën ajrore jordaneze”.
“Ka indikacione se në ditët në vijim mund të ketë dronë apo raketa që fluturojnë mbi Jordaninë,” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.


