Forcat Ajrore të Izrael kanë konfirmuar se që nga fillimi i konfliktit kanë hedhur mbi 12,000 bomba në Iran, në më shumë se 8,500 sulme ndaj objektivave të regjimit.
Nga këto sulme, 3,600 bomba janë hedhur vetëm në Teheran. Një zyrtar izraelit deklaroi se “në 18 ditë, kemi fluturuar aq sa do të fluturonim në një vit”, duke vlerësuar intensitetin e operacioneve ajrore.
Sipas ushtrisë, sulmet kanë shkatërruar rreth 85% të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe të zbulimit të Iranit, duke i dhënë një goditje të rëndësishme kapaciteteve ushtarake të vendit.

