Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Iu gjetën 4 mijë rrënjë kanabisi në banesë, lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa! Në kërkim i vëllai

    March 20, 2026

    PEQIN– “Blutë” kanë lënë të lirë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi nga hetimet paraprake nuk ka dyshimet se ai ka lidhje me dy magazinat me katër mijë rrënjë kanabis që u zbuluan në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, në Peqin.

    Hasa u vetëdorëzua në polici pasditen e djeshme, 19 Mars, ku deklaroi se nuk kishte lidhje me lëndën narkotike të konstatuar në dy ambiente në banesën në pronësi të tij.

    Ai ka hedhur poshtë pretendimet se droga i përket atij, ndërsa ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.

    Ndërsa nga ana tjetër lidhur me ngjarjen, burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet edhe pista që lidhja e paligjshme e energjisë elektrike në objekt mund të jetë kryer nga vëllai i tij, i cili jeton në fshat dhe tashmë është shpallur në kërkim.

    Kujtojmë se policia njoftoi se droga u zbulua në bodrumin e një magazine në dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, të mbyllura dhe me llamba elektrike. Po ashtu u shpall në kërkim nga policia edhe Ervis Maçi, me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit. Kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se është njohur me ngjarjen përmes mediave dhe ka marrë masa të menjëhershme.

    Institucioni njofton se Hasa është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave nga organet e drejtësisë, ndërsa thekson se distancohet nga çdo veprim i paligjshëm./Radar.al

    Bilal Hasa Gjocaj Peqin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sot, dita më e nxehtë e vitit! Temperaturat arrijnë në 42°C në hije dhe 47°C në diell, ja qyteti “përvëlues”

    July 20, 2026

    Alarm në Manhattan/ Shpërthim pranë ndërtesës federale, arrestohet një i dyshuar (VIDEO)

    July 20, 2026

    Trazira të dhunshme në burgun e Siçilisë, rreth 400 të burgosur marrin nën kontroll dy reparte, plagosen 5 oficerë

    July 20, 2026

    Karakaçi inspekton masat në Portin e Durrësit: Në gatishmëri për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.