Site icon Informohu siç duhet

Iu gjetën 107 doza k*kaine/ Arrestohet 25-vjeçari në Vorë

U dënua me burg nga GJKKO për drogë, arrestohet 57-vjeçari

Foto ilustruese

VORË– Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar pasi i janë gjetur 107 doza me kokainë në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”. Sipas policisë 25-vjeçari i identifikuar si Beqir Hoxha është kapur në kuardër të operacionit ‘Settings’.

Njoftimi i Policisë:

Posedonte me qëllim shitjen, 107 doza kokaine dhe 5 targa automjetesh (njëra e një automjeti të vjedhur në Fier), arrestohet 25-vjeçari.

Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi B. H., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi dhe në servisin që ai kishte në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 107 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen, 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përket një automjeti të vjedhur në Fier, dhe një sasi e vogël municioni luftarak. 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version