Site icon Informohu siç duhet

“Italianët, shqiptarë të veshur me Versace”/ Rama për Melonin: E mrekullueshme: Kur flet bëhet më e gjatë se unë

“Italianët, shqiptarë të veshur me Versace”/ Rama për Melonin: E mrekullueshme: Kur flet bëhet më e gjatë se unë

Kryeministri Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nuk i ka kursyer batutat nga Forumi i Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron.

Shefi i qeverisë shqiptare teksa u ndal te kryeministrja italiane, Meloni, tha se kjo e fundit kur fliste bëhej më e gjatë se ai.

Moderatori: Jam nga Italia, presidenti im nuk është saktësisht ai që po i referoheni.

Rama: Jeni nga një Shqipëri e madhe. Georgia Meloni do të ishte dakord. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Keni një kryeministre, një grua, siç do të thoshte Trump, të mrekullueshme. Ajo nuk është e gjatë, por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë jam vetë socialist./Radar.al

Exit mobile version