Site icon Informohu siç duhet

Italia vendos gjoba deri në 18,000 euro për hedhjen e mbeturinave nga automjetet, në zonat e mbrojtura rrezikohet edhe arrestimi

Close Up Of Driver In Car Dropping Trash Out Of Window On Country Road

Qeveria italiane ka miratuar rregulla të reja të ashpra për ndotësit që hedhin mbeturina nga automjetet, me gjoba që shkojnë deri në 18,000 euro. Në zonat e mbrojtura, shkelësit rrezikojnë edhe arrestimin.

Nga pecetat dhe kanaçet e deri te shishet e qelqit apo qeset me mbeturina, çdo send i hedhur nga një makinë në lëvizje ose e parkuar konsiderohet shkelje serioze. Autoritetet kanë nisur monitorimin me kamera, ndërsa gjobat u dërgohen drejtuesve të mjeteve në adresën e tyre vetëm disa ditë pas shkeljes.

“Kjo nuk është vetëm çështje etike urbane”, theksoi Luigi Altamura, komandant i policisë lokale të Veronës dhe përfaqësues i ANCI-t për trafikun rrugor. “Një mbeturinë e hedhur nga dritarja mund të godasë një motoçiklist, të shkaktojë një frenim të rrezikshëm apo të bllokojë pusetat duke dëmtuar mjedisin. Tani kemi mundësi të ndërhyjmë më me efikasitet.”

Exit mobile version