Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Ismailromani

    July 6, 2024

    Nga Edison Ypi

    Më i bukur se i dobishëm, më i dobishëm se i bukur, Ismailromani është një rrënqethje estetike e pashoqe.

    Ismailromani është një libër pafundësisht i bukur dhe prekës.

    Ismailromani është një konstruksion madhështor si grataçiel, i përpiktë si kronometër, uluritës si turbinë, klithës si sirenë.

    Ismailromani është një katedrale e pa prekëshme dhe e pa shkatërrueshme si diamanti, e pa ndryshkshme dhe e pa vjetërueshme si floriri.
    Ismailromani është i ndërtuar me mure të qelqta, me tjegulla kristali, me sheshe të gjëra, parcela të blerta, portale gjigande, harqe madhështore, kupola me afreske, altar të praruar, këmbanë bronxi, ikona të trishta.
    Ismailromani është një univers dhimbjesh dhe rënkimesh gdhendur në të gjitha detajet, në një mënyrë të pa parë e të pa dëgjuar, shkruar, pikturuar, filmuar, si kurrë më parë nga askush.
    Ismailromani ka arritur të pamundurën; harmonizimin e rrënqethjeve poetike me rrjedhën prozaike të jetës duke e bërë fiksionin dhe realitetin të jenë gjithaq të besueshëm, sa njëri edhe tjetri, në një zëvendësim reciprok marramendës mes të dyve.

    Ismailromani është një shembull i përsosur i mardhënies së grimcës me të tërën. Ku grimca dhe “e tëra” këmbehen magjishëm, duke u bërë, her’ “e tëra” grimcë, dhe her’ grimca “e tërë”.
    Ismailromani është një këmbanë e madhe që dëgjohet larg. Ku veshët mezi dëgjojnë, sytë mezi shohin, shqisat janë mpirë, duart janë ngathtësuar, këmbët kanë ngecur. Atje ku ju që pasuroheni nuk lumturoheni, ju që visheni mbërdhifni, ju që çvisheni djersini, ju që flisni s’dëgjoheni, ju që bëni shkolla mbeteni trungje, ju që shkruani libra s’dini se ç’bëni, ju që shihni soc-filma torollepseni, ju që votoni habiteni nga rezultati, ju që që udhëtoni lirinë nuk e shtoni.

    Ismailromani është një kryevepër, ku, në një mënyrë që s’ngjan me asgjë dhe s’krahasohet me asnjë, përgjigjet e pyetjeve themelore gjeniu i ka gjetur përmes rrugës së skëterrshme të dhimbjes nën qiellin e pafund të dashurisë.
    Ismailromani është një galaktikë, yjtë e ndritshëm dhe qiejt e zymtë të së cilës nuk mund të vështrohen ndryshe veçse me sy të lagur.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Eja, eja, luleborë”/ Ivanka Trump publikon pamjet nga Vlora teksa i shoqëron me këngë shqip

    January 23, 2026

    DIVA për herë të parë për të përfituar kompensimin për arsimin

    January 23, 2026

    Hapet debati për raportet mjekësore në Gjermani

    January 23, 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    January 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 22 Janar 2026

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 21 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.