POGRADEC– Një shtetas 50-vjeçar i identifikuar si E.V., është gjendur i pajetë në banesën e tij në Pogradec.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 50-vjeçari ishte me “arrest shtëpie”, ndërsa vuante nga ceroza.
Viktima me inicialet E.V u gjet nga familjarët të cilët lajmëruan policinë dhe urgjencën e spitalit.
Ndërkohë policia po kryen të gjitha veprimet për rastin./Radar.al