Site icon Informohu siç duhet

“Ishte e shkruar”/ Pas goditjeve nga uragani çifti i moshuar vdesin të përqafuar

“Ishte e shkruar”/ Pas goditjeve nga uragani çifti i moshuar vdesin të përqafuar

Uragani Helene që goditi SHBA-të në fundjavë ka lënë pas mbi 190 viktima dhe shumë dëme materiale.

Nga goditjet kanë humbur jetën dhe një çift të moshuarish të cilët u gjendën të pajetë ndërkohë që ishin të përqafuar me njëri-tjetrin.

Jerry dhe Marcia të cilët kishin jetuar së bashku për më shumë se gjysmë shekulli, ndodheshin në dhomën tyre të gjumit në Beech Island, Karolina e Jugut, të përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa një pemë e cila u shkul nga urgani ra mbi shtratin e tyre duke i lënë ata të vdekur në vend.

Targjedia u zbulua nga nipi i tyre i cili gjeti çiftin e të moshuarve pa jetë pas urganit, ndërsa tha se ky ka qenë plani i Zotit për t’i marrë të dy sëbashku në vend që të vuanin pa njëri-tjetrin.

“Kur i nxorrën prej andej, gjyshi im me sa duket dëgjoi goditjen e pemës nga përpara dhe u rrotullua për të mbrojtur gjyshen time”, tha 22-vjeçari.

 

Exit mobile version