GREQI– Ka përfunduar seanca gjyqsore në gjykatën greke ndaj Pandeli Nakolecit, i cili akuzohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij.
Prokurori ngriti një padi penale kundër tij për vrasje me dashje, ndërsa i është dhënë një afat për të kërkuar falje në seancën e radhës të martën në orën 10:00.
Në ambientet e gjykatës autori i krimit takoi vajzën e tij 18-vjeçare, së cilës sipas mediave greke i tha: Isha i hutuar, nuk doja ta bëja.
Zyra e prokurorit urdhëroi një hetim social për fëmijët e mitur të çiftit se ku duhet të çohen. Deri më tani, ata po qëndrojnë me të afërmit e nënës.
Kujtojmë se pas vrasjes së 36-vjeçares, Marjola Nakoleci, autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t’i shpëtojë arrestimit. Por ditën e djeshme, ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër.
Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte. “I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë.”-ishin këto fjaët e para të vrasësit me origjinë shqiptare./Radar.al