TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga konferenca e përbashkët me përfaqësuesen e lartë të BE-së në Tiranë është shprehur se jo vetëm është i kënaqur me punën e SPAK, por thekson është krenar, pasi falë reformës në drejtësi, që sipas tij është bërë nga PS, zyrtarë të lartë hetohen në mënyrë të pavarur.
FJALA E RAMËS:
Ne nuk e kemi pasur asnjëherë barazinë para ligjit. Ne këto vite jemi duke bërë ushtrimin për të pasur barazi para ligjit. Që nga 1912 kur kemi shpallur shtetin e pavarur ne nuk kemi pasur asnjë rast ku një person i veshur me pushtet politik të jetë hetuar i pavarur. Asnjëherë një hetim dhe gjykim dhe hetim të pavarur. Sot jemi duke vendosur themelet e barazisë para ligjit. Ne na duhet hyrja në BE për këtë, që barazia para ligjit të jetë e pakthyeshme, që barazia para ligjit të mos varet nga vullneti i një kryeministri apo një tjetri, por të jetë një normë e panegociueshme dhe e pashkelshme nga askush. Nëse në bëhemi anëtarë të kësaj familje kjo është e garantuar. Natyrisht nëse jemi duke përjetuar këtë moment historik kjo lidhet me vullnetin e kësaj shumice që qeveris vendin, që udhëhoqi reformën në drejtësi dhe mbështetjen e pakufishme të BE në këtë aspekt.
E parë në perspektivën historike dhe në sytë e të ardhmes unë nuk jam i kënaqur, por jam krenar për këtë. Është një nga ato gur themeli që mund ti mbulojë llumi i kënetës së politikës së përditshme, por historia i kujton dhe i mban parasysh si moment të shtet bërjes. Ne do vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht këtë proces të barazisë para ligjit. Aleanca me BE është garanci absolute për këtë./Radar.al
Apeli prekës i nënës së 22-vjeçares italiane: Më lini të hy në shkolla që mos vr*ten vajza tjera
Mbërrijnë në Durrës 3 anijet italiane, ‘Libra’ i dhurohet Shqipërisë
Brenda anijes më të bukur në botë, ‘Amerigo Vespucci’ vjen në Durrës
Frederik Ndoci ‘plas dreklaratën’: Dyshoj te votat e publikut. Luana: Largohu!