Site icon Informohu siç duhet

Ish-partnerja e Shpat Kasapit: Gjithmonë kam ëndërruar një familje, por kjo është jeta

Ish-partnerja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka ndarë së fundmi reflektime të ndjera për jetën si nënë beqare dhe përkushtimin ndaj djalit të saj, Roel. Në një bisedë me ndjekësit në InstaStory, ajo pranoi se vendimi për të rritur një fëmijë e vetme nuk ishte i lehtë.

“Gjëja që gjithmonë kam ëndërruar ka qenë një familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta,” tha ajo. Selvije shtoi se do të bëjë gjithçka që Roel të rritet në një ambient të qetë dhe të lumtur, duke i ofruar të gjitha normat e nevojshme për një djalë.

Pavarësisht ndarjes nga Shpat Kasapi, ata kanë ruajtur marrëdhënie korrekte për hir të djalit, dhe postimi i Selvijes ka marrë mbështetje të gjerë nga ndjekësit për forcën dhe sinqeritetin e saj.

Exit mobile version