Një nga të paktat anë pozitive të humbjes përballë Anglisë në “Uembli” është kthimi me fanellën kuqezi i Armando Brojës. Sulmuesi la pas disa muaj të vështirë të kaluar mes dëmtimesh dhe dha sinjalet për ato minuta sa luajti, se mund të ishte një rrezik konstant për kundërshtarët.
Futbollist ka bërë mjaft mirë me rastet që krijoi dhe tërhoqi vëmendjen edhe të opinionistit të BBC, Met Apson, ish-mbrojtësit të Anglisë dhe Arsenalit. Gjatë ndeshjes, ai u ndal te veprimet e Brojës që futën në krizë Dan Bërn të britanikëve.
“Den Bërn është një lojtar i pastër, por Armando Broja është një klient i vështirë.
Nëse Broja ka një seri të mirë ndeshjesh në një klub të mirë, mund të shohim një lojtar të mirë teksa zhvillohet”, tha ai për sulmuesin shqiptar duke vlerësuar paraqitjen e tij./PanoramaSport
Paratiçi apo Tares? Emër i ri shfaqet për postin e drejtorit te Milani

