Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.
Burimet bëjnë me dije se ai është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza për shpërdorim detyre.
Roshi u mor i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur ishte kryebashkiaku i Kavajës.
Nga hetimet e bëra u gjetën parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milionë lekë.
Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist.
LEXO EDHE:
Deri tani 5 kandidatura/ Aplikimi për kreun e BKH shtyhet deri sot në 16:00
E FUNDIT/ Përfshihet nga flakët një apartament. Lëndohet e moshuara (EMRI)


