Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar këtë mëngjes në Graz, Austri, pas një incidenti të dhunshëm me policinë. Ngjarja ndodhi të martën, më 22 prill 2025, në lagjen Overseegasse, pasi ish-e dashura e të dyshuarit kishte bërë kallëzim penal ndaj tij.
Pasi policia mbërriti në vendngjarje dhe ai refuzoi të hapte derën, vëllai i të dyshuarit e hapi me çelës. Në atë moment, 38-vjeçari u përplas dhunshëm drejt derës dhe u tregua jashtëzakonisht agresiv dhe jo bashkëpunues.
Për ta vënë nën kontroll, policia u detyrua të përdorte spraj piperi. Megjithatë, edhe pas kësaj, i dyshuari vazhdoi rezistencën dhe sulmoi fizikisht një nga policët në qafë.
Pas ndërhyrjes së vendosur të dy efektivëve, arrestimi u krye me sukses, por të dy policët pësuan lëndime dhe u dërguan për trajtim mjekësor.
Edhe i dyshuari u lëndua gjatë përplasjes dhe, pas trajtimit ambulator, u transferua në Qendrën e Paraburgimit të Policisë në Graz.