Ditën e sotme kryeministri Rama ishte i pranishëm në konkursin e masterplanit për zhvillimin e zonës tek ish-Cirku në qendër të Tiranës.
Siç dhe ju kemi raportuar, në këtë projekt garojnë 6 studio të arkitekturës moderne.
Në fjalimin e tij Rama tha se ky projekt ideohet për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës.
I pranishëm në këtë konkurks ishte dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, biznesmeni Astrit Veliaj, i cili nuk nguroi të lavdëronte kyeministrin Rama se si e ka ndryshuar Tiranën dhe Shqipërinë.
Ish-deputeti Veliaj në fjalën e tij tha se Shqipëria dhe Tirana po merr fizionominë e kryeministrit Rama. Sipas ish-demokratit, Rama është vizionar dhe transformues, që rri zgjuar për të bërë vepra të mëdha.