Site icon Informohu siç duhet

Ish-bomberi i Mançester Junajtid: Ronaldo është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndërsa Mesi…

Ish-bomberi i Mançester Junajtid: Ronaldo është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ndërsa Mesi…

Golashënuesi rekordmen me ekipin kombëtar të Bullgarisë, Dimitar Berbatov gjithashtu edhe ish-bomber në Premier Ligë, ishte i ftuar në kanalin “Viaplay Premier

Aty, ku iu desh t’u përgjigjej pyetjeve të shpejta në kategori të ndryshme që lidheshin me futbollistët me të cilët ka luajtur. Pa harruar edhe mendimin e tij personal për cilësitë e lojtarëve të caktuar. Ja pyetjet dhe përgjigjet e ish-golashënuesit më të mirë të Premier Ligës me Mançester Junajtid.

Futbollisti më i mirë me të cilin keni luajtur? Kristiano Ronaldo.

Lojtari më i mirë kundër të cilit keni luajtur? Lionel Mesi.

Futbollisti më kreativ me të cilin keni luajtur? Hames Rodrigez.

Futbollisti më kreativ kundër të cilit keni luajtur? Andres Iniesta.

Sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave? Ronaldo Nazario.

Futbollisti me prekjen e parë më të mirë? Zinedine Zidane.

Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i Junaitid? Uejn Runi.

Lojtari më i mirë i historisë së Totenhemit? Glen Hodëll./PanoramaSport

Exit mobile version