Site icon Informohu siç duhet

Ish-banorja e Big Brother Vip konfirmon divorcin: Javën e kaluar i dhashë fund

Ish-banorja e Big Brother VIP, Loredana Brati, ka konfirmuar publikisht ndarjen përfundimtare nga ish-burri i saj, me të cilin ishte martuar për qëllime dokumentacioni në Itali. Gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra” mbrëmjen e së shtunës, Loredana deklaroi se tashmë është zyrtarisht e divorcuar dhe beqare.

“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund”, tha ajo, duke nënvizuar se lidhja nuk kishte qenë një raport sentimental i mirëfilltë.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, Loredana kishte përmendur se, pavarësisht ndarjes së faktit, ish-partneri nuk i kishte dhënë ende divorcin, duke e mbajtur të lidhur vetëm në mënyrë ligjore.

Gjatë spektaklit, ajo krijoi një afrimitet me Joz Markun, por marrëdhënia e tyre nuk ka pasur zhvillime të dukshme pas përfundimit të reality show-t, pasi çifti nuk është parë më bashkë në publik.

Exit mobile version