Site icon Informohu siç duhet

Investimet në ujësjellës-kanalizime, deputeti Arkend Balla i sjell në fokus në Komisionin e Ligjeve

TIRANË– Në Komisionin e Ligjeve u diskutua marrëveshja për programin “Infrastruktura Bashkiake V – Faza II”, që synon investime në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Ishte deputeti i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, Arkend Balla, ai që ngriti çështjen e ndikimit konkret të këtij programi për qytetin e Durrësit, veçanërisht në infrastrukturën e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura.

Nga përgjigjja e përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u konfirmuan disa ndërhyrje të rëndësishme:

– Aktualisht po zbatohet programi për furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit, me financim nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Projekti parashikon rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe ndërhyrje në linjën e transmetimit të Fushë-Kuqes.

– Në kuadër të këtij programi po hartohet edhe masterplani për kanalizimet dhe ujërat e bardha, si dokument planifikimi afatgjatë.

– Për vitin 2025, përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), është përfituar një grant prej 85 milionë euro për rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve në qendrën historike dhe për përmirësimin e zgjerimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.

– Në vitin 2026 do të aplikohet për financim të ri për zonat e Porto Romanos, Shkozetit dhe Spitallës. Këto investime synojnë mbulimin 100% të qytetit me sistem kanalizimi, grumbullim dhe trajtim të ujërave të ndotura, duke modernizuar plotësisht këtë infrastrukturë në Durrës.

Exit mobile version