Site icon Informohu siç duhet

Interpelanca me Ramën për mbetjet toksike/ Bardhi: Dy anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit

TIRANË– Me nisjen e kësaj séance plenare këtë të enjte, Kryeparlametarja, Elisa Spiropali ka nisur me pikën e parë në rendin e ditës së punimeve në Kuvend.

Interpelanca e thirrur nga Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mbetjet toksike.

Bardhi ndërkohë është shprehur se kryeministri Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe.

“Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe. Sipas informacioneve 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit. Ky port edhe më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga vendi dhe rajoni mbetje të rrezikshme drejt Azisë, sipas një organizate amerikane. Sipas tyre këto dërgesa bëhen rregullisht.”– ka deklaruar Bardhi.

Exit mobile version