Ernest Muçi është një nga lojtarët e Beshiktash, më të përfolur për t’u larguar. Për sulmuesin 24-vjeçar tregohet në Turqi se ka interes nga Championship dhe Seria A.
Klube italiane dhe angleze janë kështu pas sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Beshiktashi investoi 10 milionë euro për ta blerë nga Legia e Varshavës.
Kjo është arsyeja përse nuk heq dorë lehtë dhe pse Muçi futet te lista e lojtarëve, që programohen për t’u larguar. Kontrata e tij përfundon në vitin 2027.
Muçi ka 55 paraqitje në total me Beshiktashin. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër të tjerë./PANORAMASPORT
Çfarë ndodh brenda Akademisë Politike për deputetët e rinj të PS, Kuko: S’kemi nota dhe provime
Rimarrja e mandatit/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën, edhe Zelensky ishte komedian


