Sot është një ‘super e martë’ thotë Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos, cila thotë se për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillohen katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit brenda së njëjtës ditë.
Sot Shqipëria do të mbyllë 3 kapitujt e parë në kuadër të integrimit në familjen evropiane, ndërsa Kos thotë se ky është një tjetër hap i rëndësishëm për afrimin me BE.
“Sot është një Super e Martë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillojmë katër konferenca anëtarësimi në të njëjtën ditë.
Katër vendet tona kryesuese – Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi – po hedhin të gjitha hapa të rëndësishëm përpara.
Me Ukrainën dhe Moldavinë, po hapim Klasterin 6, që mbulon fusha si mbrojtja dhe siguria, ku argumentet për anëtarësimin e tyre në BE janë veçanërisht të forta.
Shqipëria do të mbyllë kapitujt e saj të parë. Ndërsa Mali i Zi ndodhet tashmë në fazën përfundimtare të negociatave formale, pasi ka mbyllur 18 nga 33 kapituj.
Tani ky moment pozitiv duhet të shndërrohet në rezultate konkrete në terren”, tha Marta Kos.


