Aktorja e njohur e Hollywood-it, Anne Hathaway, është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë për një deklaratë të thjeshtë gjatë një interviste për People.
Teksa fliste për planet dhe projektet e saj të ardhshme, ylli i filmit The Devil Wears Prada përdori spontanisht shprehjen “Inshallah”, një detaj që u bë menjëherë viral në internet.
Pas publikimit të intervistës, reagimet nuk vonuan, me shumë përdorues që e shpërndanë momentin në platforma të ndryshme. Komuniteti mysliman, në veçanti, reagoi pozitivisht, duke u shprehur i surprizuar dhe njëkohësisht i kënaqur nga përdorimi i kësaj shprehjeje nga aktorja.
Disa fansa theksuan se nuk e prisnin që Hathaway ta përdorte këtë fjalë, ndërsa të tjerë e vlerësuan për natyralitetin dhe mënyrën e qetë me të cilën e tha, pa u përpjekur të tërhiqte vëmendje.
Edhe pse aktorja nuk dha ndonjë shpjegim shtesë, shumëkush e interpretoi këtë si një tregues të përhapjes së shprehjeve kulturore në një kontekst global, edhe në mesin e figurave të njohura të industrisë së filmit.
Me këtë moment të vogël, Hathaway ka fituar edhe një valë të re simpatie online, duke dëshmuar se shpesh mjafton një detaj i thjeshtë për të tërhequr vëmendjen e publikut.
@ahlanlivedubai Anne Hathaway has the internet doing a double-take 👀 During a recent interview with @People Magazine, the actress casually used the word “inshallah” while speaking about future plans, and fans immediately picked up on it. #thedevilwearsprada #annehathaway #inshallah ♬ original sound – ahlan Dubai

