Site icon Informohu siç duhet

India dhe Pakistani shkëmbejnë sulme raketore, rriten tensionet

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë arritur një nivel të ri shqetësues pas shkëmbimit të sulmeve ajrore ndaj bazave ushtarake në të dy vendet. Forcat Ajrore Indiane goditën tre baza pakistaneze – Noor Khan, Murid dhe Shorkot – me raketa ajër-tokë, ndërsa Pakistani u përgjigj me “Operacionin Muri prej Plumbi”, duke sulmuar objektiva të ndjeshme indiane, përfshirë bazën ajrore në Pathankot dhe një depo raketash në Punjab.

India deklaroi se ka neutralizuar disa dronë të nisur nga territori pakistanez dhe e akuzoi kundërshtarin për sulme ndaj infrastrukturës civile në Kashmirin Indian. Nga të dyja palët nuk raportohet për viktima, por përshkallëzimi i konfliktit ka ngritur alarmin ndërkombëtar.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka kërkuar uljen e tensioneve dhe u ka bërë thirrje dy vendeve të shmangin përplasjet e mëtejshme. Ai ka ofruar ndërmjetësim për bisedime që synojnë parandalimin e një konflikti të hapur mes dy fuqive bërthamore.

Exit mobile version