Indeksi Global i Paqes ka publikuar renditjen më të fundit të vendeve më paqësore në botë, ku Islanda vijon të mbajë vendin e parë për të 19-in vit radhazi si shteti më i sigurt në glob.
Sipas raportit të përgatitur nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, niveli global i paqes është përkeqësuar në 99 vende, duke shënuar vitin e 12-të radhazi të rënies së përgjithshme në botë.
Indeksi vlerëson 163 shtete bazuar në 23 tregues, përfshirë shpenzimet ushtarake, konfliktet aktive, shkallën e vrasjeve dhe perceptimet e sigurisë publike.
Pas Islandës, në dhjetëshen e parë të vendeve më paqësore renditen Zelanda e Re, Zvicra, Sllovenia, Irlanda, Austria, Portugalia, Singapori, Finlanda dhe Japonia.
Në këtë renditje, Maqedonia e Veriut pozicionohet në vendin e 46-të nga 163 shtete, duke u renditur mes vendeve me nivel mesatar paqeje dhe sigurie.
Drejtuesi i Institutit, Steve Killelea, u shpreh se pavarësisht përkeqësimit global të situatës, vendet në krye të indeksit vazhdojnë të ruajnë stabilitet të lartë falë institucioneve funksionale, nivelit të ulët të dhunës dhe besimit të lartë social.


