Site icon Informohu siç duhet

Incident zgjedhor në KZAZ 32 në Tiranë, vëzhguesit sherr me njëri-tjetrin

TIRANË– Teksa ende vijon procesi i numërimit të votave në kryeqytet ka ndodhur një incident zgjedhor në KZAZ Nr. 32 në Tiranë më 12 maj 2025, ku disa vëzhgues të procesit të numërimit janë përfshirë në një sherr ndërmjet njëri-tjetrit.

Vëzhguesit, përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike, janë grindur për motive të dobëta, duke shkaktuar shqetësime në vendin e numërimit. Për të menaxhuar situatën, Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar shtetasit e përfshirë në përleshje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta. Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

Fitorja e thellë e PS/ Berisha njofton protestë më 16 Maj

Exit mobile version