Ndeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit u ndërpre për pak minuta pasi në minutën e 78-të një nga tifozët vendas u rrëzua nga tribuna.
Për rrjedhojë u njoftua menjëherë arbitri i ndeshjes dhe ndihma mjekësore ishte e fokusuar për të.
Autoambulanca transportoi tifozin në spital për mjekim më të specializuar.
Deri ë tani akoma nuk është mësuar gjendja shëndetësore e tij.
Lojtarët e Egnatias nuk pranuan të nisin ndeshjen pa mësuar për gjendjen e tij.
Pas largimit të tifozit, ndjeshja vijoi si rregullisht.