Informohu siç duhet

Incident gjatë protestës së opozitës, një protestuesi i plas molotovi, e shpëton policia

Gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, një protestues u godit nga një molotov që shpërtheu pranë këmbëve të tij. Personi u mbulua nga flakët për disa sekonda, por reagoi menjëherë duke u larguar me vrap dhe duke shmangur dëmtime serioze.

Pamjet tregojnë se ai ishte afruar për të lëvizur lëndën shpërthyese pranë gardhit të vendosur nga policia, por molotovi shpërtheu për pak sekonda. Një efektiv i policisë ndërhyri duke i hedhur tymëse për fikjen e flakëve, duke ndihmuar në shpëtimin e protestuesit.

Exit mobile version