TIRANË– Ilir Prodës, emrit të propozuar nga Ministri i Brendshëm për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të një hetimi nisur mbi dyshimet se operacioni për kapjen e grupit Çopja në 31 korrik të këtij viti, është dekonspiruar.
Gjithashtu nën hetimin e SPAK janë vënë 10 policë dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët do ekzekutonin masat.
Proda është në garë për t’u bërë drejtor i Policisë së Shtetit, ndërsa vettingu e ka konfirmuar në detyrë.

