Meta pranoi në konferencën e sotme me gazetarët se po hetohet nga prokurorët e SPAK për transaksione të dyshimta dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit. Mirëpo, Meta shtoi se po përdoren persona që dikur ai i ka pasur pranë për ta futur në ‘kurth’ Altin Dumani.
‘Po, jemi në dijeni të plotë që falë përpjekjeve për të gjetur diçka rreth Ilir Metës, kanë gjetur diçka rreth njerëzve që dikur Ilir Meta i ka patur pranë edhe përpiqen ti përdorin si pendito të deklaruar apo të padeklaruar, duke bërë dhe inskenime të bisedave gjoja ambientale, të cilat janë një estradë e vërtetë.’
Së fundmi vijoi me akuzat ndaj Dumanit, që sipas tij po përdoret nga Rama për të eliminuar opozitën.
‘Ilir Meta është këtu, do të jetë gjithmonë këtu dhe Dum-Dumani ka vetëm një qëllim, të përdori njerëzit e korruptuar të opozitës, njerëzit e kapur të opozitës për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës dhe për të instaluar një fake opozitë, e cila garanton pandëshkueshmërinë e Edi Ramës dhe së dyti që krimet, siç është ai i inceneratorit dhe shumë krime të tjera që janë grabitje pa maska në mes të diellit, quhen ‘’krime intelektuale’’ .’
Lexo edhe: Monika Kryemadhi: A është ajo “pendito” që po tradhton Ilir Metën?