Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar masë më të butë sigurie gjatë ditës së sotme në Gjykatë.
Ai ka foruar garanci pasurore me vlerë 5 milionë lekë të rinj.
Ilir Beqaj: Unë gjithmonë hipi pasagjer se skam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh. Kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si mundësi për të ofruar për shkak të njohjes klientë të serës së lartë”.
Por gjykata ka vendosur masën arrest me burg për ish-ministrin e Shëndetësisë.
Masat e sigurisë:
Arrest në burg
Ilir Beqaj
Ermal Kurtulaj
Arrest në shtëpi
Elton Marini
Alfred Nikolli
Detyrim paraqitjeje
Bledar Leka
Bjona Zijaj